Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Ferizaj.
Një nga të dyshuarit në këtë rast dyshohet të jetë reperi Buta, me emrin artisitik Betim Januzi.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç përleshjes fizike mes dy personave, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore, por jo nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Klankosova se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja.
Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
