Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën ‘Eferdinger’ në Alkoven.
Viktima është identifikuar si Bylbyl Mazreku, nga Retia e Rahovecit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje me një kamion, e cila ka qenë e rëndë.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar brenda dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe fshati i tij i lindjes, ku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen publike me kohë./Klankosova.tv





