Ronela Hajati solidarizohet me protestuesit dhe anulon aktivitetet muzikore

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka vendosur të bëhet zëri i solidaritetit, duke anuluar të gjitha aktivitetet muzikore të planifikuara për këtë fundjavë, si shenjë respekti për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronela ka bërë të ditur se edhe publikimi i këngës së saj të re në bashkëpunim me Capital T do të shtyhet për ditën e hënë, ndërsa njësoj janë anuluar edhe koncertet apo eventet e tjera që ajo kishte planifikuar gjatë fundjavës.

Në mesazhin e saj, këngëtarja thekson se vendimi i saj nuk lidhet me politikë, por me respektin ndaj publikut dhe ndaj asaj që po ndodh aktualisht. ‘Si një vajzë që s’jam përfshirë kurrë në politikë, fare e pavarur, më duket gjëja më e vogël në respekt të një populli që është i vetmi që në fund të ditës më ka dëgjuar, rritur dhe mbështetur,’ shkruan Ronela, duke lënë të kuptohet se për të, kauza dhe situata e momentit kanë më shumë peshë se argëtimi.


- Advertisement -

Në fund të njoftimit, Ronela u ka bërë thirrje ndjekësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për sot, duke dhënë edhe orarin. ‘Do kemi kohë për të kërcyer e për të dëgjuar muzikë gjithë kohës.

Btw sot në 18:00 ka protestë, shihemi,’ përfundon ajo.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *