Romeo Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, debuton në aktrim me film në Hollywood

Romeo Beckham, djali 23-vjeçar i David dhe Victoria Beckham, do të bëjë debutimin e tij në aktrim me filmin “Forty Love”, i cili pritet të dalë në kinema më vonë gjatë këtij viti.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2024, ku ishte pjesë e ekipit B të Brentfordit, Romeo po nis një kapitull të ri në Hollywood.

Filmi, i drejtuar nga Pierre-Ange Carlotti, zhvillohet në Rivierën Franceze dhe rrëfen historinë e Sacha Gallo, një talent i tenisit që stërvitet me të atin me synimin për të fituar një trofe të madh në Paris.


- Advertisement -

Megjithatë, planet e tij ndryshojnë kur përballet me një rival të ri, të interpretuar nga Romeo, i cili jo vetëm sfidon aftësitë e tij sportive, por edhe i vë në pikëpyetje bindjet për jetën dhe veten.

Sipas përshkrimit të filmit, protagonisti përballet për herë të parë me një kundërshtar krejt ndryshe, dashurinë, e cila paraqitet si një forcë emocionuese, por edhe destabilizuese. “Forty Love” përshkruhet si një histori romantike dhe e ndjeshme mbi rritjen, sportin e nivelit të lartë dhe emocionet që fshihen pas suksesit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe Paul Kircher, Guillaume Canet, Catherine Deneuve dhe Benjamin Voisin, ndërsa muzika do të realizohet nga 070 Shake dhe Johan Lenox.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *