Eksperti ushtarak nga SHBA, Berat Shala, u shpreh se plani NATO 3.0 nuk e vështirëson anëtarësimin e Kosovës në NATO, por shtoi se kjo aleancë aktualisht nuk ka plan për zgjerim të mëtutjeshëm.
Sipas Shalës, Kosova duhet fillimisht të punojë në aspektin diplomatik në qasje me shtetet mosnjohëse. ‘NATO 3.0 në aspektin e zgjerimit, në Ankara nuk u konfirmua zgjerimi që nënkupton se zgjerimi i NATO-s është pauzuar, për momentin nuk ka ndonjë plan të zgjerimit të NATO-s.
Duhet të kemi parasysh se cili është rrugëtimi që shtetet duhet të ndjekin për anëtarësim, ne i kemi disa pengesa duke nisur nga 5 shtetet mosnjohëse kjo është porta që duhet të kalojmë.
Porta tjetër të cilën duhet ta kalojmë është edhe aspekti institucional të cilat marrin kohë.
Nuk e kisha cilësuar që NATO 3.0 e vështirëson anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirëpo Kosova duhet të ketë një qasje pak më ndryshe për anëtarësim në NATO’, tha ai.
Tutje, Shala tha se Kosova duhet të avancojë në krijimin e institucioneve në mënyrë që kur të vie koha e anëtarësimit të jetë partner i besueshëm i kësaj aleance. ‘Gjithmonë jam idhtar i asaj që ne duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë që të krijojmë institucionet tona, të krijojmë rezilencën tonë në mënyrë që të jemi partner i besueshëm që edhe kur të vie koha për anëtarësim të kemi çfarë të ofrojmë, të mos bëhemi barrë e NATO-s, mos të shkojmë të anëtarësohemi në NATO dhe të bëhemi barrë e saj, por të ofrojmë kapacitetet tona me aq mundësi sa kem dhe të ofrojmë kapacitetet që janë të vlefshme për mbrojtje në NATO.
Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj NATO-s dhe të fokusohet më shumë në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale sidomos me SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë…’, tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





