E dokumentoi pa e ditur se do të jetë momenti i fundit që e po e sheh të gjallë.
Nga shkurti, kur vajza 3 vjeçe e familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit vdiq pas operimit në Ortopedi, prindërit mbajnë afër imazhet për ta kujtuar të bijën.
Tash kur kanë kaluar pesë muaj nga ajo ditë, Fidan e Albina Shala nuk e dinë ende se çka i shkaktoi vdekjen vajzës, ndonëse kanë nisur hetime.
Fidan Shala babai i vajzës, thotë se institucionet po e fshehin raportin e autopsisë. “Raportin e ka Prokuroria, ata e kanë raportin, pse nuk dalin me ba publike me tregu prej qesaj qesaj ka vdek por jo njëherë e kanë qu në Odën e Mjekëve me ja ndrru konotacionin, me masakru me ndryshu por unë e kam ba publike nuk guxojn me i humb mostrat se gjallë nuk i lëshoj”, ka theksuar Shala.
Shala tha se institucionet e drejtësisë se pranuan as në takime. “kemi pas takim me prokuroren dy herë që dy muajt e fundit nuk më pranojnë as në takim as kryeprokurori nuk po më pranon duke gjet arsyetime se jam në takime s’jam këtu jo nuk kemi çka me bisedu se rasti është nën hetime” Nën emocione, e ëma Albina, tregon se si stafi mjekësor se lejuan ta shohin vajzën. “Unë kajsha ju thojsha lemi veç pak ta shoh, nuk më lanë…” Veç familjes, as avokati mbrojtës deri tash s’ka pranuar asnjë informacion rreth hetimeve për këtë rast. “Përmes shkresave kam kërku me qenë prezentë kur të ndodhin intervistimet, kam kërku me pa raportin e autopsisë, kam kërku me ditë cilat janë rezultatet dhe gjithçka tjetër por deri më tani unë si mbrojtës ligjor nuk e kam asnjë informacion”, ka deklaruar Afrim Salihu, avokat i familjes.
Nga Prokuroria nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë pranuar raportin e autopsisë, duke ripërsëritur vetëm hapat që janë bërë për intervistim të mjekëve të përfshirë në rast.
As nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kanë qenë të qasshëm për televizionin ndonëse më parë patën deklaruar se autopsia nuk ka përfunduar për shkak të mos funksionimit të laboratorëve.
Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria, Oda e Mjekëve ka bërë të ditur për Dukagjinin se më 18 maj 2026 ka pranuar raportin e inspektimit nga Inspektorati Shëndetësor.
Mirëpo, Oda ka shtuar se në këtë fazë nuk mund të jap sqarime më të detajuara, pasi rasti është ende të trajtim./dukagjini Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





