Ish-çifti i njohur i showbizit kosovar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, po gëzojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee.
Ata kanë ndarë pamje nga udhëtimi në InstaStory, ku shihet se janë në të njëjtin vend, duke shijuar pamjen madhështore dhe momentet familjare së bashku.
Ky udhëtim i përbashkët ka ardhur për shkak të vajzës, për të cilën ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore pas ndarjes.
Përmes kësaj, Robert dhe Nora japin shembull edhe për çifte të tjera se ndarja nuk duhet të pengojë bashkëpunimin dhe kujdesin për fëmijët.
Foto: Robert Berisha/InstaStory





