Robert Berisha dhe Nora Istrefi shijojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee

Ish-çifti i njohur i showbizit kosovar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, po gëzojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee.

Ata kanë ndarë pamje nga udhëtimi në InstaStory, ku shihet se janë në të njëjtin vend, duke shijuar pamjen madhështore dhe momentet familjare së bashku.

Ky udhëtim i përbashkët ka ardhur për shkak të vajzës, për të cilën ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore pas ndarjes.


- Advertisement -

Përmes kësaj, Robert dhe Nora japin shembull edhe për çifte të tjera se ndarja nuk duhet të pengojë bashkëpunimin dhe kujdesin për fëmijët.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

- Advertisement -