Rivaliteti në PD: Sali Berisha nuk e lejon Evi Kokalarin të dorëzojë kandidaturën

Në Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) është paraqitur rivalja e parë e Sali Berishës për garën për kryetare të partisë.

Mjekja Mereme Sela depozitoi kandidaturën pranë selisë qendrore të PD-së, mëson A2CNN.

Deri më tani, mediat në Shqipëri raportojnë se kandidaturën e ka paraqitur edhe kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.


- Advertisement -

Sipas “ABC News”, edhe Ervin Salianji do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.

Kandidatura do të paraqesin edhe Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, ndërsa vetë Kokalari ka deklaruar se nuk i është lejuar të dorëzojë aplikimin e saj përmes avokatit të saj, teksa ka deklaruar se do ta dërgojë aplikimin me DHL dhe me email, duke i etiketuar si “klounë”. “Ne orën 9:30, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: ‘nuk pranojmë zarfe’.

Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im.

Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, me tekst dhe email përpara afatit të skadencës.

Clowns!!!”, shprehet Kokalari në një reagim.

Afati për dorëzim të kandidaturave përfundon sot në orën 12:00.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *