Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga qëndrimi i saj në Poloni, ku këngëtarja shfaqet me bikini teksa freskohet me një dush në natyrë. 35-vjeçarja pozoi me bikini me motive zebre dhe gjarpri, ndërsa përgatitej për performancën e saj në Festivalin e Muzikës Bittersweet.
Krahas fotografive të publikuara në Instagram, Rita shkroi: “Vera nuk ka mbaruar ende.
Shihemi sonte në Bittersweetmusicfestival në skenën Bittersweet në orën 7 të mbrëmjes!!
Mezi pres të lahem me ju të gjithë”.
Pak ditë më parë, këngëtarja shijoi pushimet në Ibiza me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, 50 vjeç, ku çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në një jaht.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





