Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka shqyrtuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Në mbledhje u krijua një grup punues, ku anëtarë janë Rozeta Hajdari, Driton Hyseni, Ejup Ahmeti, Janin Ymeri dhe Duda Balje.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka zbuluar shkelje në këtë Projektligj duke theksuar konfliktin e interesit në sektorin e energjisë.
Për mungesën e pavarësisë së ZRRE-së dhe rolin e saj të kufizuar në ligj, deputetja e LDK-së Janina Ymeri nuk e mbështet asnjëkohësisht këtë ligj.
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi ka shtyrë shqyrtimin e Ligjit për mbrojtjen e Konsumatorit.
