Nisur nga vonesa në miratimin e buxhetit të shtetit, nuk dihet ende kur do të rinisin pagesat për kujdestaritë dhe shtesat e stafit shëndetësor në QKUK.
Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, siguron se nuk do t’i mbesin borxh stafit.
Ky vendim u bë i ditur pas raportimit të Klan Kosovës mbi situatën.
Drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka kërkuar koordinim dhe menaxhim të rregullt për të përballuar këtë çështje.





