Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici në pikën kufitare në Bërnjak për dyshimin se i kishte ofruar ryshfet një polici për të lejuar hyrjen e një pasagjeri me dokument me afat të skaduar në Kosovë.
Autoritetet kanë konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje pasi është akuzuar për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’.





