Rihanna në Beverly Hills pas skandalit të ASAP Rocky: shfaqet me stil në pazar

Rihanna është fotografuar duke bërë pazar në Beverly Hills, vetëm pak ditë pasi partneri i saj, ASAP Rocky, u përball me kritika për një koment me përmbajtje seksuale gjatë një koncerti të turneut të tij.

Këngëtarja 38-vjeçare u pa në humor të mirë teksa ndaloi në një supermarket në Los Angeles, e veshur me një fustan bezhë, xhaketë xhinsi dhe taka të bardha të larta.

Para se të hynte në dyqan, ajo u ndal për të bërë selfie me fansat, duke buzëqeshur dhe duke pozuar me ta, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Ndërkohë, ASAP Rocky është kritikuar në rrjetet sociale për një deklaratë të bërë gjatë koncertit të tij në Phoenix më 24 qershor.

Duke iu drejtuar grave në publik, reperi tha: ‘Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë namin’, koment që u konsiderua nga shumë përdorues si i papërshtatshëm dhe mungesë respekti ndaj Rihanna-s.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *