Harry Styles thuhet se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në dasmën e ish-partneres së tij, Taylor Swift, me Travis Kelce, e cila pritet të zhvillohet në Madison Square Garden.
Sipas Variety, këngëtari britanik nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve me turneun e tij.
Megjithatë, e fejuara e tij, Zoe Kravitz, raportohet se do të marrë pjesë në ceremoni, pasi është mike e ngushtë e Taylor Swift dhe ka bashkëpunuar me të në këngën “Lavender Haze”.
Ftesa për Styles është parë si dëshmi se mes ish-çiftit nuk ka më hatërmbetje, më shumë se një dekadë pas përfundimit të lidhjes së tyre, shkruan DailyMail.
Romanca e tyre në vitin 2012 mbetet një nga më të komentuarat në botën e showbizit, ndërsa fansat kanë spekuluar prej kohësh se disa prej këngëve më të njohura të Swift janë frymëzuar nga ai.
Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid, motrat Haim, Steven Spielberg, Jack Antonoff, Max Martin dhe Aaron Dessner.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





