Rezultatet e përditësuara për numërimin e votave në zgjedhjet e 7 qershorit

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar mbi 50 për qind e votave për kandidatët nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Bazuar në këto rezultate, kandidatët më pak të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Arijeta Ajeti 1110 vota, Feim Tahirsylaj 1529 vota, Rajmonda Ahmetaj 1622 vota, Bajram Mehmeti 1736 vota, Nazmi Hoxha 2173 vota.


- Advertisement -

Nga Partia Demokratike e Kosovës pesë kandidatët më pak të votuar janë: Shaqir Hetemi 442 vota, Fehmi Bekteshi 501 vota, Fatos Shala 552 vota, Agron Paçarizi 611 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kandidatët më pak të votuar janë: Anduena Mekuli 354 vota, Albana Bunjaku 364 vota, Albulena Bilalli 419 vota, Pajtesa Aliu Krasniqi 435 vota.

Kurse nga Aleanca kandidatët me më pak vota janë: Argjenta Berbatovci 99 vota, Arijanita Hajdini 137 vota, Agron Polluzha 150 vota, Ramë Bislimi 179 vota, Shyqyri Peci 200 vota.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *