Janë numëruar mbi 90 për qind të votave nga vendvotimet në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i 92.51 për qind të vendvotimeve, ka marrë 43.52 për qind të votave si partia më e madhe.
Ajo ka marrë më shumë se 279 mijë vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.43 për qind të votave, apo mbi 137 mijë vota.
Lidhja Demokratike ka 17.93 për qind të votave apo mbi 115 mijë vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.22 për qind të votave apo më tepër se 46 mijë vota.
Në total, më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pati rënie të daljes së votuesve.
Aktualisht, LVV-ja është e vetmja me rezultat më të dobët se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






