Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, po feston sot ditëlindjen e tij të 55-të.
Edhe në largësi nga familja për shkak të rrethanave, bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kujdes që ta uron atë përmes rrjeteve sociale. ‘Gëzuar ditëlindjen, Rexhe!
Kemi shumë mall dhe krenari për ty’, shkroi ajo.
Rexhep Selimi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, gjenden në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë për akuzat e krimeve lufte.





