Veteranët e luftës që punojnë në ndërmarrje publike rajonale ende nuk i kanë marrë pensionet për muajin shkurt.
Në mesin e tyre është edhe Faruk Jusufi nga Klina, i punësuar në KRM ‘Ambienti’.
Ai tregon se pas vendimit të Gjykatës Supreme i janë ekzekutuar tri pensione në vlerë prej 102 eurosh, mirëpo për muajin e kaluar pagesa nuk është realizuar më datën 20.
Faruku nga fshati Bokshiq, si 20-vjeçar ishte bërë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…





