Rënia e Popullsisë në Shqipëri: Emigracioni e Shkatërroi Bilancin Pozitiv të Lindjeve

Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë ra me 1.16% gjatë vitit 2025, ku u regjistruan 22,541 lindje dhe 21,394 vdekje, çka solli një shtesë natyrore prej vetëm 1,147 personash.

Megjithatë, ky bilanc pozitiv është “gëlltitur” plotësisht nga emigracioni.

Migracioni neto rezultoi negativ me 28,531 persona, duke treguar se kaq më shumë njerëz u larguan nga Shqipëria sesa u kthyen apo u vendosën në vend.


- Advertisement -

Analizat e të dhënave tregojnë se rënia e popullsisë prek pothuajse të gjithë brezin e ri, duke pasqyruar ndikimin e emigracionit tek të rinjtë.

Në grupmoshat e mëdha, numri i personave 65-69 vjeç u rrit me 2.5%, ndërsa grupmosha 70-74 vjeç me 6%.

Mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 44.3 në 45 vjeç.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *