Refuzimi i Kërkesës për Mbrojtje të Ligjshmërisë për Grupin Kriminal të Përfshirë në Trafikimin e Narkotikëve

Rasti përfshin të pandehurit të dyshuarit me incialet R.N., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., të cilët dyshohen për “pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve” si dhe “shpërlarje parash”.

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktvendimeve të gjykatave të lartpërmendura.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit Sh.B.


- Advertisement -

Gjykata Supreme vlerëson se ekziston rreziku i ikjes dhe kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit janë plotësuar.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është i arsyeshëm, duke marrë parasysh faktorët e rrezikut dhe karakteristikat personale të të pandehurve.

Gjykata Supreme vlerëson se masat më të lehta të parapara nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe zhvillimin normal të procedurës penale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *