Reagimi i Vëllait Pas Vendimit në Rastin e Vrasjes së Liridona Ademajt: ‘Do Të Paguajnë Me Burgim Të Përjetshëm!’

Një ditë para shpalljes së vendimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, reagoi vëllai Leonard Ademaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehu shpresën se të akuzuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm. ‘Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës sonë.

Ne të gjithë, por sidomos mamaja ime, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre’, shkroi Ademaj.


- Advertisement -

Të akuzuar në këtë rast janë ish-bashkëshorti i viktimës Naim Murseli, bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Ngjarja që ndodhi në nëntor të vitit 2023 tronditi Kosovën.

Nesër vendimi, a do ketë burgim të përjetshëm për ‘vrasësit’ e Liridona Ademajt? (VIDEO)


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *