Hamza: Oferta e Kurtit për kryeparlamentar nuk është serioze, PDK-ja nuk pranon kushte politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë detaje për ofertën që kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka bërë atij lidhur me çështjen e presidentit të vendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se ofrimi i pozitës së kryeparlamentarit për PDK-në, që ky subjekt ta votojë presidentin e vendit, sipas tij, është joserioze. “Nuk është serioze.

Vendi nuk është duke shkuar në zgjedhje për kryetar Kuvendi.


- Advertisement -

Kuvendi ka kryetaren, Kuvendi është i konstituuar.

Nuk jemi shku me pas pazare politike dhe këmbim të pozitave.

Nuk është në atë formën e këmbimit mall me mall, merre këtë, po ta jepi këtë.

Ose ama postin e nënkryetarit po ta jepi postin e kryetarit.

Nuk është serioze, e as kushtetuese”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se PDK-ja ka kontribuar në të gjitha proceset, përfshirë edhe atë të zgjidhjes së çështjes së presidentit. “Ne e kemi depolarizu skenën politike.

Ne kemi garu me program, por jo me fyerje, me sharje, me linçime e me ofendime.”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se normalisht që gjatë opozitbërjes i kanë përmendur mangësitë dhe dështimet e qeverisjes së Kurtit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *