Reagimi i Sali Berishës për vendimin e pritshëm në Hagë për udhëheqësit politikë të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet nesër në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Berisha ka thënë se, sipas tij, gjatë procesit gjashtëvjeçar nuk është paraqitur asnjë provë që mbështet akuzat ndaj tyre. “Nesër është një ditë e veçantë!.

Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës.


- Advertisement -

Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të vetme që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan.

Ndaj, për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre.

Dhe urojmë që ata të kthehen të pafajshëm siç janë, kryelartë, heroj të çlirimit të Kosovës.

Por kërcënimet që i bëhen Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe nga Gjykata e Hagës, janë absolutisht të papranueshme, absurde dhe të dënueshme.

Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë”, ka shkruar Berisha në facebook”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *