Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.
Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt ‘me pikëpamje pro Iranit’, Rama shkruan: ‘Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿.
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: ‘Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm’.
Në fund të saj, kryeministri shkruan se Goxhaj nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




