Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar lidhur me zjarrin në Deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë, duke sqaruar se deponia nuk është nën menaxhimin e tyre.
KMDK ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur KRM ‘Ambienti’ me kapacitetet e saj profesionale dhe teknike për ta shuar zjarrin.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë dhe ka njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit lidhur me situatën alarmante në deponinë e mbeturinave në Sferkë.
Ajo ka theksuar se mbeturinat e pesë komunave nuk janë trajtuar sipas standardeve sanitare, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





