Post Malone ishte artisti kryesor që hapi ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës 2026 me një performancë në stadiumin MetLife në New Jersey.
Këngëtari zhvilloi një set me tre këngë, ndërsa momenti më i veçantë i shfaqjes ishte kur në skenë iu bashkua Swae Lee për interpretimin e hitit të njohur ‘Sunflower’, këngë e nominuar për çmimin Grammy.
Performanca e Malone nisi me këngën e tij të re ‘Chrome Heartbreaker’, e më pas vazhdoi me hitin ‘Wow’ të vitit 2018.
Dalja surprizë e Swae Lee në skenë u konsiderua si kulmi i performancës, pak para fillimit të finales së madhe të Botërorit.
Për këtë paraqitje, Post Malone tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e tij: një kombinim me xhaketë dhe pantallona xhins, një bluzë të bardhë me mesazhin ‘Shpresoj vetëm që të dyja ekipet të argëtohen’, si dhe një kapelë kauboji.
Vendimi që Post të ishte ylli kryesor i ceremonisë u bë publik nga FIFA, derisa presidenti i saj Gianni Infantino tha se artisti do të ndihmonte në krijimin e atmosferës festive para finales dhe do të bashkonte sportin, kulturën dhe muzikën në një spektakël global.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





