Aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e hapësirave përreth kontejnerëve në Prishtinë ka vijuar edhe në mbrëmjen e të mërkurës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se ndërhyrjet janë kryer në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të aksionit.
Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipet në terren janë angazhuar në këtë fushatë.
Rama ka bërë të ditur se përpjekjet do të vazhdojnë edhe në lagjet e tjera të Prishtinës me qëllim të rritjes së pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike përreth kontejnerëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





