Reagimi i Fabjola Elezaj pas largimit nga Ferma VIP 3: Nostalgji dhe reflektim

Pas largimit nga Ferma VIP 3, Fabjola Elezaj, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë emocionale dhe reflektuese.

Dalja e saj nga spektakli erdhi pas një televotimi të hapur nga produksioni, si pasojë e gjuhës fyese të përdorur gjatë spektaklit të javës së kaluar.

Në fund, ishte publiku ai që vendosi përfundimin e eksperiencës së saj në fermë.


- Advertisement -

Së fundmi publikoi disa fragmente nga kënga ‘Nuk po ec’ e Yll Limanit, duke ndarë vargje me tone të trishta dhe nostalgjike.

Mesazhet e shpërndara u interpretuan nga ndjekësit si një shenjë pendese dhe zhgënjimi për situatën që po përjeton pas eliminimit.

Përmes postimeve të saj, ish-banorja duket se po reflekton mbi ngjarjet që çuan në largimin nga gara, ndërsa ka lënë të kuptohet se kjo periudhë nuk po kalon lehtë për të.

Menjëherë pas eliminimit, ajo ishte shfaqur e prekur edhe në deklaratën e parë publike, ku pranoi se vendimi i publikut ishte i merituar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *