Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Limaj deklaroi se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, nuk do të garonte në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në funksion të një alternative të fuqishme për qytetarët e Kosovës.
Në një deklaratë, kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, tha se bashkimi përfaqëson frymën e bashkëpunimit mes njerëzve dhe strukturave politike.





