Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, kanë reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook.
Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, teksa së bashku mbajnë flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ‘Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!’, shkroi ajo.
Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




