Deputeti Besian Mustafa ka reaguar pas takimit të kreut të LDK-së, Lumir Abidixhikut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Mustafës, shefi i qeverisë nuk dëshiron të gjejë zgjidhje për president bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. ‘Albini sapo përsëriti ’80-81 vota për President nuk është caku ynë’.
Pra, NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në’, shkruan deputeti.
Mustafa përfundoi postimin duke shkruar: ‘Veç mos thuani pastaj LDK po na çon në zgjedhje’.
Takimi Kurti-Abdixhiku përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Kryeministri: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojnë.





