Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e Kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.
Kryetari Bedri Hamza ka kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare për rritjen e seriozitetit institucional. Çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së.





