Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën për krerët e partive në çështjen e presidentit të vendit.
Abdixhiku njoftoi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i LDK-së theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe pritjen e verdiktit me respekt të plotë institucional.
Presidenti Kurti ka paralajmëruar dërgimin e ftesave për takime me krerët e partive nga sot.





