Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Detajet për temat e takimit u dhanë nga zyra për media e Kuvendit.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe avancimin e standardeve demokratike në vend.





