Rasti i tronditshëm i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva: Prindërit arrestuar për keqtrajtim

Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua ka tronditur vendin.

Prindërit janë arrestuar, ndërsa shteti ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që të ndriçohet rasti edhe në aspektin e trajtimit nga institucionet.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se në raportin që posedon, nuk e ka një arsyetim pse fëmijët i janë kthyer familjes.


- Advertisement -

Ai gjithashtu është pyetur për vizitat e Qendrës për Punë Sociale te kjo familje, por nuk ka dhënë përgjigje specifike.

Në rregulloren e re që do të formulojnë, do të ketë tri lloje të inspektimit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *