Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua ka tronditur vendin.
Prindërit janë arrestuar, ndërsa shteti ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që të ndriçohet rasti edhe në aspektin e trajtimit nga institucionet.
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se në raportin që posedon, nuk e ka një arsyetim pse fëmijët i janë kthyer familjes.
Ai gjithashtu është pyetur për vizitat e Qendrës për Punë Sociale te kjo familje, por nuk ka dhënë përgjigje specifike.
Në rregulloren e re që do të formulojnë, do të ketë tri lloje të inspektimit.





