Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, ku pretendohet se prindërit e kanë keqtrajtuar një fëmijë.
Të dy prindërit kanë përfunduar në pranga, ndërsa i mituri aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, deklaroi se ata janë ndaluar për 48 orë për shkelje të detyrimeve familjare dhe lëndim të rëndë trupor.
Plagë të rënda në këmbë dhe dyshime për keqtrajtim janë evidentuar në fëmijën 5-vjeçar nga Lipjani.





