“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha që janë në pyetje mbrojtja e fëmijëve”.
Kështu deklaroi Makfire Shamolli, drejtore e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, për rastin e rëndë ku dyshohet se prindërit kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre pesë vjeçar.
Për situatën kritike në këtë familje, QPS thotë se ishte në dijeni, por fëmija është nënshtruar trajtimit intensiv.
Plagë të rënda në këmbë dhe dyshime për keqtrajtim, QKUK deklarohet për rastin e 5-vjeçarit nga Lipjani.
Prindërit e fëmijës janë ndaluar për 48 orë për dyshime të shkeljes së detyrimeve familjare dhe lëndimit trupor.
Rasti mund të përfundojë në paraburgim.





