Një rast i dyshuar i vrasjes së foshnjës në Ferizaj është raportuar nga Policia e Kosovës.
Sipas autoriteteve, e dyshuara ka lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës.
Foshnja u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe humbi jetën pas një kohe të shkurtër.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet për procedura të mëtejshme.
E dyshuara po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj.





