Në Prizren ka filluar për herë të 15-të radhazi procesi i vizitave sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, në emisionin “Ora 7” u shpreh se procesi ka filluar para tre ditësh dhe po vazhdon me rregull.
Baxhaku shtoi se vizitat kanë rëndësi të veçantë, duke theksuar se fokusi këtë vit është në mbledhjen e të dhënave për patologjitë e hasura për të analizuar shkaqet dhe marrjen e masave të duhura.





