Dy raste të spiunazhit në Kosovë tregojnë interesimin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA) për persona të lidhur me qarqe radikale islamiste – nga mbledhja e informacioneve deri te, sipas Prokurorisë së Kosovës, identifikimi i personave që mund të shërbenin si objektiva për kontaktim dhe rekrutim.
Autoritetet e Kosovës e arrestuan më 13 gusht Fehim Salin, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, vepër e dënueshme me së paku pesë vjet burgim.
Në qershor të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Hysri Selimin me gjashtë vjet burgim për spiunazh në favor të BIA-s.
Prokuroria pretendoi se ai i kishte dhënë BIA-s informacione për numrin e shqiptarëve që iu bashkuan Shtetit Islamik.
Pse rrjetet selefiste janë me interes për BIA-n?
Predrag Petroviq nga BCBP-ja thotë se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë dy nga vatrat kryesore në Ballkanin Perëndimor ku është shfaqur ekstremizmi islamist dhe se interesimi i shërbimit serb të inteligjencës për këtë fenomen nuk është i ri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





