Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ndodhi mbrëmjen e së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, konkretisht resë së saj.
E dyshuara është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.
Rasti është nën hetime.





