Lila Moss shfaqet ‘topless’ në setin e saj më të ri fotografik bardh e zi

Lila Moss ka bërë një paraqitje tërheqëse me setin e saj të ri fotografik bardh e zi, ku shfaqet ‘topless’ në poza provokuese dhe me shumë stil.

Modelja 23-vjeçare, vajza e supermodelit legjendar Kate Moss, po vazhdon të ndërtojë me sukses karrierën e saj në botën e modës.

Fotografitë janë realizuar nga dyshja e njohur e fotografëve Luigi Murenu dhe Iango Henzi.


- Advertisement -

Në njërën prej tyre, Lila pozon vetëm me geta transparente dhe një xhaketë me thekë, ndërsa në një tjetër mban mbi supe një pallto me print leopardi, duke parë drejt kamerës me një shprehje misterioze.

Pak javë më parë, Lila foli për marrëdhënien me Kate Moss në një intervistë për British Vogue, duke treguar detaje nga festa e 50-vjetorit të modeles dhe duke pranuar me humor se shpesh “vjedh” rroba nga garderoba ikonike e nënës së saj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *