Moti për këtë fundjavë në Kosovë: Vranësira me intervale dielli dhe reshje shiu lokalisht

Në Kosovë, këtë të shtunë pritet mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas Institutit Hidrometerologjik, gjatë ditës pritet vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh në zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë ndërmjet 18–21°C.


- Advertisement -

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–10 m/s.

Në ditën e dielës pritet mot i vranët me intervale dielli.

Vranësirat vende-vende pritet të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6–9°C për minima dhe 15–17°C për maxima.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë relativisht të favorshme për kulturat bujqësore pranverore, por fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar që mund të shkaktojë sëmundje kërpudhore në disa kultura.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *