Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në lokalizimin e personit në kërkim

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndërsa autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij. Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *