Ramush Haradinaj kundërshton zgjedhjen e presidentit pa 2/3 e votave në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Para mediave, Haradinaj tha se mbrëmë ka ndodhur një shkelje e rëndë kushtetuese. ‘Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetua, është shkelje e rëndë, drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi.

Unë edhe një herë i bëj thirrje U.D të presidentes, kryetares së Kuvendit, kryetari të Qeverisë që të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm.


- Advertisement -

Nëse shkojnë në këtë rrugë, nuk na lënë rrugë tjetër pos që të vihemi në mbrojtje të Kushtetutës,’ u shpreh i pari i AAK-së. ‘Kjo është një situatë shumë ndryshe.

Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani, ai i zgjedh mënyrat e veta, të protestave, e mënyra të tjera,’ tha ai.


- Advertisement -