Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri bën thirrje opozitës për të marrë pjesë në votimin e presidentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti.

Kjo thirrje e Bahtirit vjen pas seancën së mbrëmshme kur Lëvizja Vetëvendosje provoi të votonte pa pjesëmarrjen e opozitës. ‘Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës: EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare.

Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë?


- Advertisement -

Propozoni kandidatin tuaj.

Edhe njëherë e keni mundësinë.

EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju,” ka shkruar Bahtiri, transmeton Klankosova.tv.

Mbrëmë, VV-ja tentoi që ta bënte zgjedhjen e presidentit pa qenë 80 deputetë në sallë ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.


- Advertisement -