Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.
Duke folur për mosarritjen e një marrëveshjeje politike, Haradinaj tha se verdikti i qytetarëve kërkon ndarje të përgjegjësive në procesin e vendimmarrjes.
Sipas tij, deri më tani partia fituese nuk ka ofruar model të bashkëvendimmarrjes, por vetëm ftesë që opozita të bëhet pjesë e qeverisë.
Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se synon të mbajë të gjithë pushtetin vendimmarrës.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e kryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, duke e cilësuar atë si një kryetar të suksesshëm të Komunës së Gjakovës dhe të partisë.
Në fund, Haradinaj përsëriti se Aleanca nuk synon të hyjë në qeveri vetëm për poste, por është e gatshme të kontribuojë nëse arrihet një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive në vendimmarrje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





