Ariana Grande merr një pushim pas përfundimit të turneut ‘Eternal Sunshine’

Ariana Grande ka vendosur të largohet përkohësisht nga vëmendja publike pas përfundimit të turneut të saj “Eternal Sunshine”, i cili mbyllet më 1 shtator në arenën O2 në Londër.

Përfaqësuesi i saj tha se këngëtarja do të marrë një pushim të merituar pas një periudhe të gjatë me angazhime të shumta dhe presion të vazhdueshëm publik.

Gjatë kësaj kohe, Grande planifikon të kalojë më shumë kohë me familjen, miqtë dhe të dashurin e saj Ricky Alvarez.


- Advertisement -

Sipas burimeve, angazhimet me turne, prova dhe projekte të tjera e kanë penguar çiftin të kalojë shumë kohë së bashku, ndaj ajo mezi pret të ketë më shumë kohë të lirë dhe pa presion nga një orar i ngarkuar.

Grande dhe Alvarez, i cili më parë ka qenë balerin i saj rezervë, kishin qenë në lidhje në vitin 2015, por u ndanë një vit më pas duke ruajtur marrëdhënie miqësore.

Ata u afruan sërish pas ndarjes së Arianës nga aktori Ethan Slater, bashkëpunëtori i saj në filmin “Wicked”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -